×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala i NISMA-s: Avni Arifi duhet të shkarkohet nga pozita e ambasadorit

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 23:51

    Përplasjet mes zyrtarëve të partive në pushtet, NISMA-s Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po vazhdojnë.


    Deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala, ka sulmuar ish-këshilltarin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi.

    Shala ka zgjedhur fjalë të rënda për Arifin, tani ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa ka folur për takimin e raportuar në Berlin, mes Arifit dhe shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

    “Nuk e di a kanë shkuar përfaqësuesit e AAK’së në Gjermani të bisedojnë për Kosovën, apo për biznes, me përfaqësuesit e Serbisë”, është shprehur Shala në T7, shkruan Express.

    “Por, nëse qëndron se kanë biseduar për Kosovën, Avni Arifi duhet të shkarkohet”, ka deklaruar Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!