×
  • Lajme
  • Lajme

    Shembja e ish-hotel Adriatikut, punëdhënësi dhe punëkryesi mbesin në paraburgim

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 16:53

    Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji për punëdhënësin dhe punëkryesin e ish-hotel Adriatikut, ku humbi jetën 27 vjeçari nga Mitrovica, Visar Behrami.


    Dy të pandehurit A.H dhe Q.H. akuzohen për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, njofton Klan Kosova.

    Gjykata i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të kësaj mase.

    “Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i datës 24.04.2019, sipas të cilit kjo masë do t’u llogaritet deri me datën 22.05.2019, mbetet në fuqi”, thuhet në komunikatë.

    “Gjykata e Apelit, njësoj gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, ashtu siç kërkojnë dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se Reporteri.net është media e parë që ka raportuar për shembjen e ish-hotel Adriatikut, ndërsa ka realizuar dhe një bisedë me një nga punëtorët që ishte duke punuar brenda ndërtesës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!