×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryeministri Rama, thirrje të rinjve: Investoni në fshat

    Reporteri
    29 Tetor 2022 | 11:35

    Kryeministri Edi Rama foli sot nga Dibra për fenomenin e largimit masiv të të rinjve nga Shqipëria.

    Rama u bëri thirrje të rinjve që të mos rrezikojnë jetën me gomone në det, por të investojnë në fshat përmes agroturizmit.

    “Të mendosh të largohesh është legjitime, të çash detin aty ku është zhvillimi është legjitime. Të gjitha vendet e kanë kaluar këtë histori. Ne jemi në fund të kësaj radhe sepse historia jonë është e tillë. Sot nuk është siç ishte deri dje. Sot mundësitë janë këtu. Ata që kanë një tokë në fshat është mundësi reale për të krijuar një pasuri për ta kthyer në një mundësi dhe të fitosh 5-fishin e asaj që mund të fitosh atje duke punuar për tjetrin. Emigracioni është pjesë e historisë. Norvegjia ka pasur një zbrazje totale në fillimet e shekullit të shkuar, sepse aty ishte realisht uri”, tha kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!