×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama në Britaninë e Madhe: Nuk e sollën të rinjtë shqiptarë drogën këtu, ata përdoren nga kriminelët

    Reporteri
    24 Mars 2023 | 9:17

    Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Britaninë e Madhe, e ka nisur këtë të premte me një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.

    I pyetur sesi Shqipëria po i menaxhon sfidat gjeopolitike dhe emigracionin masiv të të rinjve drejt Britanisë së Madhe, Rama tha se problemi nuk janë shqiptarët që vijnë në Britani, por që përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët.

    ‘Kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, ato nuk e sollën drogën këtu, por e gjetën këtu tregun’- tha ndër të tjera Rama.

    “Gjithmonë kemi thënë na duhet të ndërtojmë një portë të përbashkët operative për të goditur rrjetet kriminale. Pas bisedës sime me kryeministrin në telefon kjo po ndodh. Problem im nuk është se shqiptarët vijnë në Britani, por kur shqiptarët përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët. Nuk kam probleme se kufijtë e Britanisë mbyllen, por s’duhet t’i lëmë të rinjtë shqiptarë të përdoren nga kriminelët. Komuniteti shqiptarë-britanik është fantastik. Të jesh nën trysninë e disa mollëve të kalbur që janë përballë. Kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, ato nuk e sollën drogën këtu, por e gjetën këtu tregun. Nëse homologët britanikë do të na dëgjojnë, kjo do të jetë shumë e suksesshme. Por ti veçosh shqiptarët!”- u shpreh Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!