×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha “e fal” personin që e grushtoi: Lirojeni fatkeqin

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 14:27

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fund të fjalimit të tij në protestës e sotme të opozitës, iu kthye incidentit, ku ai u godit nga një person me grusht, në kohën që po shkonte drejt podiumit.

    “Le t’i themi policisë: liroje fatkeqin! Liroje sepse ai është një mjeran që ka shitur veten. Autorët e vërtetë përpiqen ta lidhin me pista që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Ka vetëm një autor dhe ky është Edi Rama. Autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Evropës”, tha Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!