×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sindikalistët e PAN-it”, Çitaku i reagon Kurtit: E ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën

    Reporteri
    25 Shtator 2022 | 14:05

    Pas votimit në zgjedhet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari, njëherit edhe kryeministri Albin Kurti quajti Këshillin Grevist dhe Sindikatën e Arsimit “sindikalistë të PAN-it”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Për këtë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila ka thënë se “në vend se të ulet e të bëjë zgjidhje, Kurti paska vendosur edhe sot të thumbojë mësueset dhe arsimtarët tanë.

    Tutje ajo ka shkruar se kryeministri Kurti “si duket e ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën”.

    “Kryeministër, ju jeni Kryeministër i Kosovës, jo i VV-së. Fatkeqësisht nuk po silleni si i tillë. Jemi me 25 shtator, e fëmijët tanë janë në shtëpi. Hapi dyert e shkollave Kryeministër. Çelësat i ke në dorë ti”, ka shkruar mes tjerash Çitaku.

    Reagimi i saj i plotë:

    Dobët Kryeministër, dobët.

    Në vend se të ulet e të bëjë zgjidhje, Kurti paska vendosur edhe sot të thumbojë mësueset dhe arsimtarët tanë.

    Njëhere, njerëzit e VV e quajtën kryesindikalistin njeri të Serbisë, e sot, Kryeministri i paska quajtur sindikatat “ sindikata të PAN-it.”

    Si duket Kurti e ka problem ta kuptojë që në Kosovë ka organizata, sindikata, media, shoqata të pavarura, të cilat nuk nënshtrohen. Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vet. Si duket e ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën.

    Kryeministër, ju jeni Kryeministër i Kosovës, jo i VV-së. Fatkeqësisht nuk po silleni si i tillë.

    Jemi me 25 shtator, e fëmijët tanë janë në shtëpi. Hapi dyert e shkollave Kryeministër. Çelësat i ke në dorë ti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!