×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet kërkesa e PDK-së për seancë të jashtëzakonshme

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 7:57

    Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet kërkesa e PDK-së për seancë të jashtëzakonshme.


    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka të caktuar një mbledhje për ditën e sotme.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e PDK-së për seancë të jashtëzakonshme për miratimin e pakos financiare emergjente.

    Por në këtë mbledhje nuk do të lejohen mediat, kjo për shkak të virusit COVID-19.

    “Ju njoftojmë se për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, nuk do të ketë prezencë të mediave në mbledhjen e nesërme të Kryesisë së Kuvendit (shih rendin e ditës në kalendar, në uebfaqe). Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!