×
  • Lajme
  • Lajme / Prishtinë

    Sot në të gjitha shkollat e kryeqytetit ora e parë i dedikohet kundërshtimit të dhunës gjinore

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 7:40

    Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka vendosur që të premten ora e parë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit t’i dedikohet rolit të vajzave në shoqëri dhe kundërshtimin e dhunës gjinore.

    Ky vendim vjen pas dy vrasjeve të grave që ndodhën brenda pesë ditësh.

    “Kjo është e mësimit do t’i shërbejë sensibilziimit të nxënësve në frymën e respektimit ë rolit të vajzave dhe grave në familje e shoqëri, si dhe parandalimin dhe ndalimin e dhunës”, thuhet ndër tjerash në njoftim

    Ndryshe, të mërkurën e 17 prillit në Kosovë ka qenë ditë zie për gratë e vrara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!