×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varroset ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 8:50

    Sot në orën 15:00 do të varroset ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi. Ceremonia e varrimit do të mbahet në kompleksin memorial në Gllogjan, raporton Express.


    Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës në Dukagjin.

    Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së në Pejë ka bërë me dije se fillimisht do të mbahen homazhe në qendër të qytetit, derisa në orën 15:00, do të mbahet edhe ceremonia e varrimit.

    Ndryshe, trupi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, është gjetur pa shenja jete dhe i djegur në veturën e tij, të enjten në orët e para të mëngjesit. Për vrasjen e tij, familjarët po e drejtojnë gishtin nga shërbimet sekrete serbe. Ata i kanë hedhur poshtë dyshimet se Qerimi mund të ketë qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale. Për rastin ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!