×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja fton edhe një ish-pjesëtar të UÇK-së

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 18:51

    Shefqet Bylykbashi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u paraqitur si dëshmitar.


    Lajmin e ka konfirmuar Organizata e Veteranëve të UÇK-së, dega në Lipjan.

    “Veteranë të respektuar të UÇK-së, dhe ju qytetarë të Kosovës, ju njoftoj se sot ju ka konfirmuar ftesa nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, veteranit të UÇK-së, Shefqet Bylykbashi, si dëshmitar i kësaj Gjykate. Shefqeti, sipas ftesët, duhet të lajmërohet më datën 08.12.2020”, thuhet në njoftimin në Facebook të OVL UÇK-së, dega Lipjan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!