×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulm i rëndë fizik, dy meshkuj mbyllin dy vajza në banesë pa dëshirën e tyre

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 9:55

    Dy vajza kanë qenë viktima të dhunës nga dy meshkuj, dhe të njëjtat kanë pësuar dhunë nga ta.

    Ngjarja ka ndodhur në Drenas, ku dy viktimat, derisa ishin nën shoqërinë e dy djemve, u mbyllën pa dëshirën e tyre në banesë dhe u rrahën fizikisht, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se më pas ato i kanë dërguar në një tjetër shtëpi dhe i kanë sulmuar sërish. /Reporteri.net/.

    Njoftimi i plotë:

    Gllogoc, 09.12.2022-20:00. Dy viktimat femra kosovare, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë , dhe i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht. Të njëjtit me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!