×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet vetura e kryetarit të Kamenicës

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 17:28

    Debatet për reformën në Arsim, të iniciuara nga kryetari i Kamenices, Qëndron Kastrati nuk po kalojnë pa telashe.


    Te hënën në fshatin Muciverc, derisa po mbahej diskutimi me banorët lokalë, veturës së kryetarit të Kamenicës i është shpërthyer goma.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Kamenicë.

    “Gjatë debatit në Muciverc, dyshohet se persona të mitur, të moshës rreth 10-11 vjeç kanë dëmtuar gomën e veturës së kryetarit. Tashmë rasti është lajmëruar në Polici dhe bashkë me Prokurorinë janë duke e hetuar rastin”, ka thënë për Kamenicapress, Margarita Rashiti, përgjegjëse e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Kamenicë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!