×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Kemi të dhëna se ish-policët e Kosovës u përfshin në ngjarjet e djeshme në Veri

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 17:35
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media ka folur për gjendjen në veri.

    Ai tha se të dhënat e para tregojnë se një pjesë e “kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”.

    “Policia dhe Prokuroria Speciale janë duke u angazhuar në maksimum që të gjithë kriminelët e përfshirë në këtë sulm terrorist ndaj institucioneve tona të sillen para drejtësisë. Kemi të dhënat e para të mbledhura nga terreni, nga policia e rendit dhe inteligjenca, e cila thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”, tha ai.

    Ai theksoi se bandat kriminale përmes metodave terroriste e penguan fillimin më demokratik siç janë zgjedhjet.

    “Bandat kriminale kanë penguar një prej proceseve më të rëndësishme, demokratike në një vend demokratik, përmes metodave terroriste. Këto grupe të mbështetura e të drejtuara nga Serbia dëshmuan edhe një herë se janë kundër të drejtës fundamentale të qytetarëve të këtyre komunave për vendosur dhe zgjedhur udhëheqësit e tyre lokalë. Gjatë këtij sulmi janë përdorur shok bomba, granata dore dhe armë zjarri, këtë rast policia në bashkëpunim me prokrurorinë speciale e ka cilësuar si Sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje në veprat terroriste, kryrje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!