×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla: Lista e Vetëvendosjes ta çon mallin e dyqaneve “Gjithçka 1 euro”

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 21:36

    Analisti Valon Syla në emisionin Pressing të T7, ka komentuar listën e Vetëvendosjes për deputetë, për të cilën thotë se është e ngjashme me dyqanet “gjithçka një euro”.


    Sipas Sylës, lista e Vetëvendosjes nuk ka ideologji. Aty ka njerëz që përfaqësojnë rryma të ndryshme.

    “Vetëvendosje si një çorbë apo kazan i të gjitha ideologjive, ka futur në listë islamist, e rryma të tjera ideologjike si enverist, marksist e leninist”, është shprehur Syla.

    “Kjo listë ta çon mallin e atyre dyqaneve gjithçka 1 euro. Këtu nuk ka identitet. Këta nuk besojnë në një ideologji”.

    Tutje, ai ka thënë se është e pamundur që Haki Abazi dhe Avni Dehari të kandidojnë në një listë. Për këtë jep edhe sqarim.

    “Është e pamundur Haki Abazi dhe Avni Dehari të jenë në një listë sepse është Haki Abazi ai që e akuzon Vetëvendosjen për vdekjen e djemve të tij”, shtoi Syla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!