×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Kjo qeveri duhet të shkarkohet ose të dorëhiqet

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 13:17

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka kërkuar që vendit të shkojë sa më shpejt në zgjedhje të përgjithshme.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se AAK-ja është në diskutim me grupet e tjera parlamentare për këtë çështje.

    “Jemi në diskutim me grupet parlamentare se si t’iu qasemi kësaj çështje. Aleanca e ka pozicionin më komod për këtë temë, ne jemi për të shkuar në zgjedhje sa më shpejt që është e mundur, po ashtu mendojmë se kjo Qeveri duhet të shkarkohet ose të dorëhiqet. Kurti është dorëzuar. Jemi në komunikim me shefat e grupeve parlamentare dhe do të dalim me qëndrim të përbashkët sa i përket kësaj teme”, është shprehur ai.

    Tahiri: Ditëve në vijim do ta iniciojmë kërkesën për shpërbërje të Kuvendit

    Gashi: Zgjedhjet do të mbahen kur ka nevojë Kosova, jo kur ka qejf Kurti

    Konjufca: Shumica s’ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje me dorëheqje të Qeverisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!