×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dyshuarës për vrasjen e kunatës i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Reporteri
    24 Mars 2023 | 13:30

    Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, më 24 mars 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj N.A, e cila po dyshohet se ka vrarë kunatën e saj, S.D.

    Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se masa e paraburgimit ndaj të pandehurës N.A i vazhdohet deri më 27 maj 2023, ndërsa në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake pas vlerësimit të kërkesës për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe shkresave të lëndës ka gjetur se kërkesa për vazhdimin e paraburgimit është e bazuar.

    Më 26 janar 2023, Gjykata Themelore në Prizren, ia kishte vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj, ndaj të dyshuarës N.A.

    E pandehura N.A gjatë seancës së paraburgimit e pranoi se e ka rrahur për vdekje viktimën.

    “Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdekë. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdes”, kishte thënë ajo.

    Ndryshe, S.D u gjet pa shenja jete në fshatin Kuk të Dragashit, ndërsa rasti fillimisht ishte hapur si vdekje e dyshimtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!