×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentim-grabitja në argjendarinë në Prizren, Policia: Të dyshuarit janë nga rajoni i Prishtinës me të kaluar kriminale

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 15:26

    Tre personat e prangosur për tentim-grabitjen në një argjendari në Prizren dhe plagosjen e dy personave të hënën mbrëma, janë nga rajoni i Prishtinës dhe kanë të kaluar kriminale, tha policia në një konferencë për media.

    Sipas policisë, e kaluara e tyre lidhet me grabitje dhe përdorimin e armëve.

    “Tre të dyshuarit janë nga rajoni i Prishtinës, të cilët në bazën e të dhënave kanë të kaluar kriminale madje edhe në fushën e grabitjes, përdorimit të armëve. Kanë qenë në burg, janë me precentent kriminale dhe tani po i zbardhim edhe motivet e tyre për këtë rast”, tha drejtoi i policisë së Prizrenit në konferencë.

    Njëri nga të dyshuarit është arrestuar mbrëmë ndërsa dy të tjerët janë arrestuar sot. Për të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, në konferencë tha se nga nata kur ka ndodhur tentim-grabitja, policia është angazhuar maksimalisht për identifikimin e të dyshuarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!