×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaci nuk e ndal protagonizmin, del në konferencë për shtyp pas votimit të Qeverisë

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 14:36

    Pas votimit të Qeverisë së re të Kosovës në krye me Avdullah Hotin, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që këto ditë ka qenë duke vrapuar pas betejave politike, do të dalë në konferencë për media, raporton Reporteri.


    Përmes një njoftimi për media nga presidenca kanë bërë të ditur se Thaçi do të flasë para gazetarëve sot në ora 16:00.

    “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot (03 qershor) në orën 16:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.

    I pari i shtetit nuk e ka lënë veç me konferencë. Ai ka reaguar menjëherë pas votimit të qeverisë së re në krye me Hotin, duke shkruar në Facebook.

    “Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, ka shkruar ai.

    Se Thaçi kishte pak dëshirë që kjo Qeveri të bëhej dhe e ndihmoi, e tha pak edhe deputeti Haxhi Shala nga Nisma.

    “Pasi më kanë ardhë në shtëpi presidenti dhe ish-kryeministri Haradinaj kam ndërruar mendje, vota ime do të jetë pro Qeverisë”, tha Shala, shkruan Reporteri.net.

    Qeveria Hoti, me 16 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra u votua në Kuvend pa shumë debat dhe me bojkot nga Vetëvendosje dhe Kryetarja e Kuvendit.

    Pro Qeverisë së Avdullah Hotit votuan 61, kundër 24 dhe 1 abstenim. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!