×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi sot kthehet në Kosovë, pas intervistimit katërditor në Hagë

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 13:56

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që sot të kthehet në Kosovë. Ai për katër ditë me radhë u intervistua nga Zyra e Prokurorit Special e Gjykatës Speciale, shkruan Reporteri.net.


    Thaçi do të arrijë në Prishtinë ku pritet më pas të jap më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë.

    Ai pas intervistimit tregoi se çka u pyet nga prokurorët.

    Po ashtu, Thaçi pritet që të tregojë vendimet e tij të ardhshme politike.

    “Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm” ka thënë Thaçi sot pasi ka kryer intervistimin në Hagë

    Presidenti pranoi ftesë nga Specialja, pas publikimit të propozim aktakuzës më 25 qershor. Zyra e Prokurorit Special publikoi aktakuzën për Thacin, kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli, dhe nëntë anëtarë tjerë të UÇK’së emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur.

    Presidenti kishte deklaruar se në momentin kur të njëjtit t’i konfirmohet aktakuza nga Specialja do ta lirojë pozitën e presidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!