×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ti koke hajvan, nuk ki drejtë me më ofendu”, përplasje deri në ofendime mes imamit Jashari dhe Nexhmedin Spahiut

    Reporteri
    28 Nëntor 2022 | 22:19

    Imami Bekim Jashari dhe analisti Nexhmedin Spahiu janë përplasur ashpër mes vete, duke kaluar edhe në ofendime, gjatë një debati, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Përplasja e tyre ka filluar pasi imami Jashari ka thënë se s’ka komb kosovar. Pas kësaj deklarate, ka reaguar Spahiu, i cili e ka quajtur këtë ofendim.

    “Ofendimi është me thanë s’ka komb kosovar. Me thanë në Beograd ua nxjerri sytë, e jo këtu. I shaj me nanë ata që thojnë që s’ka komb kosovar…”, ka thënë Spahiu në RTV Dukagjini.

    “Ka shtetas të Kosovës…”, ka vazhduar imami.

    “Ti nuk ki drejtë me ofendu, me e mohu ekzistencën e një kombi. A merr vesh?”, i është drejtuar sërish Spahiu.

    Më pas, Imami e pyeti Spahiun “Cilit komb? Kombit kosovar? S’ka ekzistu…”. Pas kësaj, ka reaguar Spahiu, i cili ka kaluar edhe në ofendime ndaj Jasharit.

    “Po ti kokshe hajvan krejt bre”, i është drejtuar Spahiu imamit.

    “Kush, çka je tu thanë”, tha më pas imami. Pas kësaj, ndërhyri moderatori i emisionit, i cili u kërkoi që të ndalin ofendimet. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!