×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Vajza e Kosovës’, Pavarësie Sopa: Vëllau më xhelozon që e festoj ditëlindjen për pavarësi

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 14:13

    Pavarësia Sopa ishte foshnja e parë e lindur në shtetin më të ri. Ajo u lind vetëm pesë minuta pasi që kryeministri i atëherëshëm, Hashim Thaçi, lexoi deklaratën e pavarësisë e cila shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.


    Mjekja kujdestare në klinikën e Gjinekologjisë, e kumtoi me lotë në sy dhe emocione të shumta lajmin për ardhjen në jetë të Pavarësisë.

    Sot, njëjtë si Kosova, edhe Pavarësia është rritur dhe ka mbushur 12 vjet.
    Ajo është një ndër nxënëset më të dalluara të shkollës me të njëjtin emër, “Pavarësia”.

    Pavarësia, për RTV21, ka thënë se është krenare për emrin që mban dhe se ndihet e privilegjuar që historia e saj lidhet me historinë e Kosovës.

    Ajo po ashtu tregon se vëllau i saj i madh, e xhelozon atë për mënyrën se si e feston ditëlindjen në ditën e pavarësisë së Kosovës.

    Mesazhi i 12 vjeçares është që ta duam Kosovën sepse në këtë mënyrë e shtyjmë atë përpara.

    “Mënyra si e festoj ditëlindjen është me shokë dhe shoqe, por edhe me vëllezërit dhe dy prindërit. Vëllai i vogël nuk e di ende rëndësinë e kësaj feste, por vëllai i madh më duket që me xhelozon pak”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!