×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza nga Prizreni kërcënohet seksualisht në facebook, policia se merr parasysh

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 17:00

    Një vajzë nga Prizreni, emër i njohur për redaksinë, ka njoftuar se ka marrë kërcënime për dhunim seksual nga një person me inicialet D.Sh.


    Ajo ka treguar se kërcënimet i ka marrë në ora 3 të mëngjesit të së mërkurës, përmes Facebook – Screenshot të të cilave i ka dërguar në redaksi të mediave.

    “Ndjehem fort e shqetësume nga kërcënimet e këtij personi”, ka thënë ajo.

    Vajza thotë se e ka lajmëruar rastin në polici, mirëpo nuk është hapur rast, dhe vetëm e kanë udhëzuar që ta bllokoj D.Sh në këtë rrjet social.

    “Më thanë që në bazë të këtyre bisedave, nuk mundem me qel rast. Po në rast se prap më shqetëson, pa marrë parasysh edhe me naj account tjetër duhna me lajmëru prap policinë. Sa e kuptova unë ky person nuk jeton në Kosovë por në Itali”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!