×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon mot i ftohtë, temperaturat deri në -10 gradë

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 7:30

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot i ftohtë.

    Në njoftim bëhet e ditur se do të ketë vranësira dhe intervale me diell.

    Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

    “Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, ka njoftuar IHK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!