×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një person nga aksidenti në Prizren, policia jep detaje

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 22:45

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Gjonaj të Prizrenit.


    Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person. Nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit kanë bërë të ditur se një person i moshës 68 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Gjonaj.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 21:15.

    “Ka ndodhur një vetaksident rreth orës 21:15. Një person e ka humbur jetën. Viktima është 68 vjeç (1953)”, u tha nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!