Ka vdekur shehu nga Gjakova, Baba Mumin Lama.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij:
Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Baba Mumin Lamës.
Baba Mumini i cili për shumë vite udhëhoqi Teqen e Bektashive në Gjakovë, ishte person i dashur dhe i respektuar për të gjithë. Ai ishte mik për të gjitha komunitetet fetare jo vetëm në Gjakovë por edhe më gjerë.
Baba Muminin do ta kujtojmë për urtësinë dhe intelktualitetin e rrallë që aq bukur dinte t’a përçonte edhe tek të tjerët.
Ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit Bektashian në Gjakovë, Kosovë e Shqipëri.