×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Kosova do të jetë gjithmonë bashkë me SHBA-të në luftën për liri

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 11:54

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosov, Kadri Veseli, ka kujtuar sot sulmet terrotiste të 11 dhtatorit 2001 në SHBA ku u shuan mijëra jetë të pafajshme.


    Përmes një statusi në Facebook, Veseli ka shkruar se Kosova është e rreshtuar bashkë me popujt e lirë, me SHBA-në në krye, në koalicionin global për ta luftuar terrorizmin, shkruan Reporteri.net.

    Statusi i plotë i Kadri Veselit:

    Para 18 vjetësh, më 11 shtator 2001, shtetet paqedashëse me demokraci të lira përjetuan një tragjedi botërore.

    Mijëra jetë të pafajshme të njerëzve me kombësi të ndryshme u shuan prej sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin më të rëndat në historinë e njerëzimit.

    Së bashku me rreth 3000 viktimat e pafajshme të mbi 70 kombësive të ndryshme, sot i kujtojmë edhe tre bashkëkombësit tanë që humbën jetën atë ditë: Mon Gjonbalajn, Simon Dedvukajn e Rrok Camajn.

    Vdekja e tyre tregon se ai sulm na ka prekur të gjithëve dhe se terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin, pa dallim kombi, feje e race.

    Kosova është rreshtuar bashkë me popujt e lirë, me SHBA-në në krye, në koalicionin global për ta luftuar terrorizmin. Kurse, brenda e jashtë vendit, promovon me shumë përkushtim liritë universale që parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!