×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli nga Gadimja: Me besim qytetar dhe vizion të qartë, po e kristalizojmë fitoren e 6 tetorit

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 22:16

    I pari i PDK-së, Kadri Veseli, pas një mori fshatrash të Kamenicës dhe Gjilanit që ka vizituar sot, në fund është ndalur edhe në Gadime të Lipjanit.


    Ai e ka thënë se Gadimja nuk njihet vetëm për shpellën me kristale të veçanta, por edhe për mbështetjen e kristalizuar për PDK-në.

    “Gadimja e Lipjanit nuk njihet vetëm për shpellën e njohur me kristale tejet të veçanta. Por, edhe për mbështetjen e kristalizuar për Partinë Demokratike të Kosovës.
    Qytetarët anekënd Kosovës po na bashkohen për të mirën e vendit, për të mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve.
    Me besim qytetar dhe me vizion të qartë, ne po e kristalizojmë edhe fitoren e radhës më 6 tetor”, ka shkruar Veseli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!