×
  • Lajme
  • Lajme / Në fuqi nga nesër

    Lehtësimi për konvertim të patentë shoferëve, SHBA mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 15:04

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se Washingtoni zyrtar mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarët për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Hovenier ka thënë se SHBA përkrah përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancimin e vizionit të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse dhe multi-etnike.

    “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”, ka shkruar Hovenier.

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që mundëson konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë në patentë shoferë të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

    “Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, duke nxitur kohezionin në jetën e përditshme”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

    Nga dita e enjte, serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!