×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani paralajmëron deputetët: Nëse nuk i mbani maskat dhe distancën do të largoheni nga salla

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 10:50

    Me 40 minuta vonesë ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku do të votohen disa marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa po sot pritet të fillon edhe një seancë e re.


    Me të filluar seanca, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga të gjithë deputetët të mbajnë maska, distancën dhe higjienën.

    “Kushdo i shkel nuk do të lejohet të vazhdoj qëndrimin në seancë”, tha Osmani, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ju kërkoi deputetëve të flasin nga vendi.

    “Adresimi i deputetit të bëhet nga ulësja në mënyrë që sa më pak deputetë të përdorin foltoren kryesore. Do të kemi pauza kohëpaskohe që të ajroset salla plenare”, tha Osmani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!