×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq sot konsultohet me shqiptarët e Luginës për formimin e Qeverisë së Serbisë

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 9:12

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot do të zhvillojë konsultime me përfaqësuesit shqiptar të Luginës së Preshevës për formimin e Qeverisë së Serbisë.


    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohet sot me fillim prej orës 10:00 me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, për t’u konsultuar rreth formimit të Qeverisë së re të Serbisë.

    Siç shkruan “Tanjug.rs”, ky takim do të zhvillohet në Beograd në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidencës së Serbisë.

    Po ashtu, sipas këtij mediumi, Vuçiq do të konsultohet edhe me partitë e tjera.

    Theksojmë se në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët për herë të parë kandiduan me një listë të përbashkët “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, kanë arritur që t’i sigurojnë tri ulëse në Kuvendin e Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!