×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhelal Sveçla thotë se Shpejtim Bulliqi është fitues i zgjedhjeve në Podujevë

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 19:23

    Xhelal Sveçlës së Lëvizjes Vetëvendosje pak minuta pas mbylljes së vendvotimeve ka shpallur fitoren për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.


    Ai përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla uroi qytetarët për fitoren.

    “Të dashur qytetarë të Podujevës, URIME!”, shkroi ai.

    Analisti dhe studiuesi i opinionit, Armend Muja, i ka publikuar rezultatet e studimit të tij për zgjedhjet në Podujevë, ku e ka nxjerrë fitues Shpejtim Bulliqin e VV-së me 50.02%.

    Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në Podujevë ku u votua për kryetar të komunës. Shpejtim Bulliqi ishte kandidat i VV’së për kryetar.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 15:00 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 26 mijë e 87 qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!