×
  • Lajme
  • Lajme

    Zafir Berisha tregon si e ka fshirë nga Facebook-u, Haki Abazin

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 12:14

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, njëherësh i sapoemëruar Koordinator Nacional për sulme kibernetike, ka folur për emërimin e tij në këtë pozitë.


    Në kanal 10, Berisha ka folur edhe për rastin e marrjes së Facebookut nga hakerët, derisa ka treguar edhe një rast kur ka fshirë nga Facebooku, Haki Abazin e VV-së.

    Arsye për këtë Berisha ka thënë se ka qenë fakti që Abazi ofendonte Vetëvendosjen, për të cilën ai thotë se dikur kishte simpati.

    “Për Vetëvendosjen kam pasë një farë simpatie. Bile, bile Haki Abazin e kam fshirë prej Facebookut vetëm pse e fyejke në mënyrë joracionale Vetëvendosjen. Mirëpo kur e kom pa se Haki Abazi është bërë njeriu i dytë në Qeveri e kam pa se aty ma Vetëvendosje nuk ka”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!