×
  • Lajme
  • Lajme / Ekonomia

    Zeka i shqetësuar me presionin mbi bizneset: Nuk është larg mendsh që kompanitë të zhvendosen nga Kosova në Shqipëri

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 22:14

    Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka shfaqur shqetësimin se kompani nga Kosova, për shkak të presionit mund të ikin dhe të zhvendosen në Shqipëri.

    Ai po ashtu tha se një numër i madh i kompanive vendore po bëjnë investime edhe në Maqedoninë e Veriut.

    “Një numër i madh i kompanive vendore realisht po e konsiderojnë dhe po bëjnë investime në Maqedoninë e Veriut për të zhvendosur një pjesë të operacioneve të tyre afariste në Maqedoninë e Veriut. Biznese të mëdha të Kosovës”. Shqipëria po ja del jashtëzakonisht mirë në tërheqjen e investimeve të huaja. Kompani të Kosovës kanë arritë të sigurojnë pjesëmarrje të madhe në industri me produktet e tyre. Shohim brende të mëdha të Kosovës që kanë depërtuar edhe në Shqipëri. Nuk është larg mendsh që për shkak të presionit të vazhdueshëm dhe dekurajimit ti zhvendosin operacionet e tyre edhe në Shqipëri”, tha ai në T7.

    Kujtojmë që në tre muajt e parë në Kosovë janë mbyllur rreth 400 biznese.

    Kurse, në vitin 2023 sipas të dhënave të Aleancës Kosovare e Bizneseve (AKB) u mbyllen mbi 1600 biznese të sektorëve të ndryshëm nga të gjitha regjionet dhe komunat e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!