×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendëskryeministri Tahiri sot prezanton qëndrimin e qeverisë për ligjin e pagave

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 12:17

    Qeveria e Kosovës do të prezantojë sot qëndrimin për Ligjin e Pagave.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.

    Para mediave në ora 15:00, do të flasë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri.

    “Zëvenndëskryeministri i parë, Besnik Tahiri mban konferencë për media. Zëvendëskryeministri në konferencë do të prezantojë qëndrimin e Qeverisë për Ligjin e pagave”, thuhet në njoftim.

    Javën që shkoi, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave.

    Pas pezullimeve, Gjykata ka vendosur që ky ligj në tërësi nuk është në përputhshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!