×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjerohet lista: 21 komuna në zonën e kuqe

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 15:36
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur shpërndarjen e re të komunave sipas zonave, varësisht nga situata epidemiologjike e shtatë ditëve të fundit.


    Në zonën e kuqe, aty ku futen komunat me mbi 150 raste në javë për 100 mijë banorë, janë 21 komuna, është bërë e ditur të premten në konferencën për media të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Për këto komuna, vlen masa e kufizimit të lëvizjes pas orës 19:00.

    Ndërkohë në zonë e verdhë, ku futen komunat me 76 deri në 150 raste në javë për 100 mijë banorë, janë 10 komuna.

    Dhe në zonën e gjelbër, aty ku futen komunat me 75 raste maksimumi në javë për 100 mijë banorë, janë shtatë komuna.

    Shpërndarja e komunave në zona bëhet çdo të premte, duke u bazuar në rastet e infektimeve me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!