×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i AAK’së-Ramës: Pavetëdije po u bashkohesh përpjekjeve për ta zhbërë shtetin e Kosovës

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 9:57

    Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë ditës së djeshme në konferencën e përbashkët me Frederica Mogherinin ndërsa i është përgjigjur deklaratave të fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj për një plan mes tij, Thaçit e Vuçiqit për copëtimin e Kosovës ka përdorur fjalë fyese, që sipas të gjitha gjasave shkonin në drejtim të kryeministrit Ramush Haradinaj.


    Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha i cili ka thënë se raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë, nuk mund të jenë sport i batutave e as i aktrimeve spektakolare, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Berishës përpjekjet e kujtdo që bëhet pjesë e strategjisë së Serbisë për ta zhbërë shtetësinë e Kosovës, do të marrin përgjigjen se Kosova është gjaku i çdo shqiptari që nuk falet.

    Postimi i plotë:

    Perpjekja e sotme e kryeministrit shqiptar, Rama per te imituar Umbero Econ ishte redukuese si ne “stilin letrar”, ne nocionet e botes se internetit dhe çka eshte kryesorja ne permbajtje.
    Raportet ndermjet Kosoves e Serbise, nuk munde te jene sport i batutave e as i aktrimeve spektakulare.
    Ato raporte, ka qindra vjet, qe kane renduar kombin shqiptar qe padrejtesisht u vu ne kornizen e shteteve sllave me pasoja te renda, e qe gjeten zgjidhjen ne vitin 1999.
    Perpjekja per ta zhbere shtetin e Kosoves, eshte strategji permanente e Serbise, dhe kushdo qe me ose pa vetedije behet pjese e saj, do te merr pergjigjen e poetit tone, Podrimja, se Kosova eshte gjaku ynë qe nuk falet.
    Kryeministri Ramush Haradinaj, ashtu si edhe dhjetera mijera shqiptare ne ketë qindvjetesh, e ka te provuar me gjakun e vet!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!