×
  • Show Time
  • Show Time

    A janë ribashkuar Brad Pitt dhe Jennifer Aniston?

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 20:57

    Dy vite më parë aktori i famshëm Brad Pitt i dha fund martesës me aktoren Angelina Jolie të cilën e kishte njohur në vitin 2005 në shesh xhirimin e filmit ‘Mr & Mrs Smith’.


    Siç është përfolur në media, në atë kohë Pitt e tradhëtoi bashkëshorten e tij Jennifer Aniston me Jolie gjë që bëri që martesa e tyre të përfundonte.

    Mirëpo, menjëherë pas ndarjes nga Jolie u përfol se Brad është rikthyer në krahët e ishpartneres. Ndonëse ata nuk kanë reaguar për këto lajme, është mësuar se janë takuar dhe madje kanë shpenzuar shumë kohë bashkë muajt e fundit.

    Megjithatë, së fundmi Brad ka folur për herë të parë për ribashkimin me Jennifer. Një paparazzi e ka ndaluar në rrugë aktorin dhe e ka pyetur: “Më duhet të të pyes. A do të ktheheni ti dhe Jennifer?”

    “Oh, Zot i madh!”, është përgjigjur Pitt duke qeshur. Me këtë përgjigje ai nuk e ka mohuar lajmin duke bërë që të aludohet se vërtetë mes tyre ka diçka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!