×
  • Show Time
  • Show Time

    Adhurim Demi: Njerëzit që e shikojnë “Çka ka shpija”, janë të ulët artistikisht, prandaj u largova

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 12:17

    Pas këshilltarit të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Luan Dalipi i cili e quajti serialin “Çka ka shpija” degjenerues, pati reagime të shumta edhe nga komuniteti artistik.


    Reagim kishte edhe nga protagonisti dhe skenaristi i serialit, Naser Rafuna i cili kërkoi nga Dalipi që të mos e kritikojë artin.

    Pas kësaj përmes një statusi në Facebook, reagoi aktori i njohur,  Nëntor Fetiu, e këtij të fundit i doli në mbrojtje edhe aktori tjetër, Adhurim Demi, shkruan Reporteri.net.

    Adhurimi që më parë ishte pjesë e serialit  “Çka ka shpija” tha se njerëzit që e shikojnë këtë serial janë të ulët artistikisht, prandaj kjo ishte një prej arsyeve pse ai u largua.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!