×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori i Broadway vdes nga komplikimet e coronavirusit

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 10:03

    Një aktor i Broadway dhe TVsë që kaloi muaj në kujdes intensiv pasi pësoi komplikime nga coronavirusi ka vdekur.


    Nick Cordero, i cili ishte 41 vjeç, vdiq të dielën vonë, tha gruaja e tij Amanda Kloots në një postim në Instagram.

    “Zemra ime është e thyer pasi nuk mund ta imagjinoj jetën tonë pa atë.”

    Ajo tha që burri i saj kishte luftuar me Covid-19 për 95 ditë, raporton BBC.

    Ai pësoi mini – sulme  dhe këmbën e djathtë e kishte të amputuar për shkak të mpiksjes së gjakut.

    Cordero ishte nominuar për çmimin Toni për rolin e tij në “Bullets Over Broadëay”. Ai gjithashtu kishte role aktive në “Waitress” dhe “A Bronx Tale”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!