×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja e njohur shtrohet në spital, vuan nga paraliza e pjesshme

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 9:15

    Aktorja franceze, Catherine Deneuve u shtrua mbrëmjen e djeshme në spital pas një paralize të pjesshme.


    Këtë e bënë me dije familjarët e saj ndërkohë që agjenti i aktores shprehet se nuk ka prekur pjesë delicate të trupit.

    “Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën por i duhet pak kohë të rikuperohet” – deklaron agjenti.

    Deneuve, 76 vjeçe konsiderohet si legjenda e kinematografisë franceze.

    Ajo njihet për filmin klasik të 1967 Belle de Jour, një film i kritikuar për kohën pasi bëhet fjalë për një shtëpiake që fillon punë si prostitutë për të kaluar kohën.

    Së fundmi Deneuve shkruajti një letër kritike aktivistëve kundër abuzimeve seksuale por më pas kërkoi falje për të gjithë të prekurit nga ky fenomen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!