×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja nga Gjilani flet për vrasjen e pesëfishtë në qytetin e saj, i bën një pyetje Policisë

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 15:53

    Së fundmi një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Gjilanit.


    Dyshohet se një grua vrau familjarët e saj e më pas edhe veten, e lidhur me këtë ngjarje makabre ka pasur reagime të shumta.

    Edhe aktorja e njohur shqitpare, Adriana Matoshi e ka dhënë mendimin e saj dhe ka reaguar ashpër.

    Ajo ka thënë se përdhunuesit dhe shitësit e drogave po enden lirshëm me dijeni të policisë.

    “Lajm tronditës lajmi për vrasjet dhe vetëvrasjen në Gjilan.Veç…A e dini sa përdhunimi e sa dilleri i drogës ecë lirshëm e policia e dinë? Nuk po i përfshij krejt! Zoti i shkatërroftë njerëzit që po e shkatërrojnë rininë e pushteti i tanishëm i heqtë qafe kriminelët që marrin rrogë me mbrojt popullin”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!