×
  • Show Time
  • Show Time

    Antonela në Milano me ish-konkurentin e “Për’puthen”

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 23:22

    Ngjarjet në “Përputhen” na kanë treguar që dinë të bëhen aq lëmsh sa s’thuhet.Një tjetër situatë e ngjashme po krijohet javëve të fundit.


    Të gjithë kanë parë ngacmimet përmes rrjeteve sociale mes Antonelës dhe Arsimit, i sapo ndarë nga Ana.

    Pak javë pasi i dha fund historisë së dashurisë me të, duket që ‘preja’ e radhës është Antonela.

    Pas postimeve dyshuese, dyshja janë shfaqur bashkë në Milano.Antonela në videon me Arsimin dëgjohet duke thënë që Arsimin e ka takuar në qendër të Milanos ‘rastësisht’.

    Teksa Antonela në këtë version nuk i beson as vetes kur e thotë, sigurisht që askush nuk mendon se dyshja janë takuar ‘rastësisht’ në qytetin italian. Mesa duket, atje kanë marrë rrugë bashkë për fundjavë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!