×
  • Show Time
  • Show Time

    Arilena Ara një nga 8 vajzat më të fuqishme në botë në “Milan Fashion Week”

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 8:15

    Koronavirusi jo vetëm që ka prishur plane në çdo fushë por edhe ka ndryshuar mënyrën se si industria e modës po i qaset publikut me krijimet e reja.


    Si çdo biznes dhe markë tjetër edhe Milan Fashion Week ka formatuar veten duke hequr dorë nga sfilata që jemi mësuar të shohim zakonisht.

    Java Milaneze e Modës këtë vit i është besuar stilistes së famshme kineze, Sara Ëong, e cila do të mbledhë në një event virtual 8 vajza dhe gra më me influencë në glob.

    8 gratë janë zgjedhur nga e gjithë bota përfshirë SHBA-në, Italinë e vende të tjera, dhe secila prej tyre ka atë që përfaqëson koleksioni SS 2021, elegancën, vendosmërinë dhe të gjitha vajzat janë uniken ë stilin e tyre.

    https://www.youtube.com/watch?v=DtadG4Fpe0s&feature=emb_title

    Në videon prezantuese të eventit do të shihni të shfaqet këngëtarja shqiptare, Arilena Ara. Mesa duket ajo është zgjedhur nga Wong dhe “Vogue Italia” për të qenë pjesë e kastit të femrave të fuqishme, që influencojnë vajzat në të gjithë botën. Në klipin e shkurtër ajo flet për atë që ka veshur, si e bën të duket dhe si ndihet me të, ndërkohë që duhet të presim për ditën e eventit për të parë intervistën dhe ndoshta performancën e plotë.

    Përzgjedhja e Arilenës nga vetë VOGUExMFË është një tjetër ogur i mirë për karrierën e saj që çdo ditë dhe më shumë është duke kapur suksese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!