×
  • Show Time
  • Show Time

    Arnold Schwarzenegger dhuron 25 shtëpi për veteranët

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 12:08

    Ylli i filmit “Terminator” dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger tregoi anën e tij bujare këtë Krishtlindje, pasi ndihmoi në dhurimin e 25 shtëpive për veteranët në SHBA javën e kaluar përmes programit “Village for Vets”.

    Arnold pagoi 250,000 dollarë për të blerë strukturat, të vendosura në West Los Angeles, sipas Fox11, dhe ua dhuroi ato atyre që më parë luftuan në forcat e armatosura të SHBA-së, por tani janë të pastrehë.

    Javën e kaluar, aktori 74-vjeçar postoi në Twitter për veprën e tij dashamirëse.

    Ai shkroi: “Sot festova herët Krishtlindjet. 25 shtëpitë që dhurova për veteranët e pastrehë u instaluan këtu në LA. Ishte fantastike të kalonim pak kohë me heronjtë tanë dhe t’i mirëpresim në shtëpitë e tyre të reja”.

    Një veteran i quajtur Bruce Henry Cooper tha për Fox11 se projekti kishte qenë një “shpëtues i jetës” për të dhe veteranët e tjerë të pastrehë këtë Krishtlindje.

    Arnold gjithashtu i tha Fox11 në një intervistë se ai e konsideronte gëzimin që ndjeu pas veprës së tij bamirëse si “dhurata më e madhe e Krishtlindjeve” që mund të kishte marrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!