×
  • Show Time
  • Show Time

    Artistët me protestë simbolike ndaj Qeverisë: Teatrot të hapen tani

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 13:47

    Teatrot në vend janë mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19 dhe prej muajit mars po qëndrojnë të mbyllura.


    Kjo ka bërë që artistët përmes një proteste simbolike të kërkojnë hapjen e tyre.

    Me moton: “Teatrot të hapen tani!”, artistët kosovarë po kërkojnë hapjen e teatrove nga Qeveria e Kosovës.

    Aktorët, regjisorët dhe skenaristët, janë duke kërkuar që teatri të hapet nga Qeveria e Kosovës, etcila ende nuk ka deklaruar asgjë lidhur me këtë.

    Në rrjetet sociale, artistët janë duke protestuar në mënyrë simbolike për hapjen e teatrove me moton: “Teatrot të hapen tani!”.

    Ernest Zymberi, Myrvete Kurtishi, Agan Asllani, Kushtrim Qerimi, janë vetëm disa nga aktorët që kanë publikuar fotografi ku shihen duke e mbajtur në dorë kërkesën për hapjen e teatrove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!