×
  • Show Time
  • Show Time

    Ava Max humb njeriun e dashur: Ndërsa po shkruaj zemra ime është e copëtuar

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 23:29

    Amanda Koçi, këngëtarja me origjinë shqiptare që fitoi famë me emrin e artit Ava Max, tregon se ka humbur gjyshin, Dionis Koçin. Ava shprehet se dashurinë për skenën e ka të trashëguar nga gjyshi i saj aktor, ndërsa ndan disa foto të tij.


    “Sot dhe çdo ditë do nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koci. Sot ai ndërroi jetë ndërsa po flinte. Ndërsa po shkruaj këtë postim, zemra ime është copëtuar në miliona pjesë, por dua të ndaj këto fotografi të bukura të tij nga Shqipëria duke bërë atë që donte. Ai ishte humorist dhe aktor. E dija që dashurinë time për skenën e kam marrë prej tij. Ai ishte shpirti më i çiltër, personi që gjithmonë të gëzonte, personi që do të hiqte bluzën për ta dhënë ty. Do ta kujtoj gjithmonë kështu gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe qëndrove në jetë aq gjatë sa për të parë të publikohej albumi im. E di që do të jesh në atë skenë me mua. Të dua”, shkruan këngëtarja.

    https://www.instagram.com/p/CFa60XBl6v0/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!