×
  • Show Time
  • Show Time

    Bleona dhe Kylie Jenner veshin të njëjtin fustan që kushton ‘një mal’ me para

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 11:06

    Bleona Qerreti është prej këngëtareve shqiptare që ka pasur guximin ta sfidoj veten edhe në tregun ndërkombëtar.


    Ajo pos sukseseve në skenën muzikore, është shquar edhe për veshjet e shtrenjta me të cilat shfaqet në ekranet televizive.

    Në një prej daljeve të fundit të Bleonës në ekran, ishte e ftuar në emisionin për fëmijë ‘Në kurthin e Pitër Pan’, ku ajo kishte vendosur ta veshë një fustan ngjyrë smeraldi, që dukej mjaft bukur.

    Por me një fustan të tillë para pak kohësh është shfaqur edhe miliarderja e njohur Kylie Jenner.

    Fustani i markës së njohur Balenciaga, është vërejtur menjëher duke hulumtuar çmimin luksoz të tij.

    Shihet se ky fustan kushton hiq më pak se 1241 paund.

    Kjo nuk është hera e parë kur Bleona shfaqet me veshje të njejta me yjet më të mëdha ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!