×
  • Show Time
  • Show Time

    Çmimet Golden Globes ndahen pa prezencë të yjeve të filmit

    Reporteri
    10 Janar 2022 | 8:58

    Filmat, West Side Story dhe The Power of the Dog, kanë qenë fituesit më të mëdhenj në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Golden Globes më 9 janar.

    Ceremonia e këtij viti është mbajtur si kurrë më parë: pa pjesëmarrje të yjeve të filmit dhe pa transmetim televiziv.

    Një format i tillë është rezultat i supozimeve për korrupsion dhe mungesë të diversitetit në trupin votues.

    Si rezultat, ceremonia e vogël e këtij viti është mbajtur në Llos Angjelles pa tepih të kuq apo qasje zyrtare të mediave.

    Filmi i regjisorit, Steven Spielberg, West Wide Story, ka fituar çmimin në kategorinë e filmit muzikor, derisa çmime kanë fituar edhe aktoret e filmit, Rachel Zegler dhe Ariana DeBose.

    Filmi The Power of The Dog ka fituar çmimin për dramën më të mirë dhe regjisorja e tij, Jane Campion ka fituar çmimin për regjinë më të mirë.

    Mungesa e personaliteteve të famshme dhe pjesëmarrje pa prezencë fizike, por online, ka nënkuptuar se gjatë natës nuk janë mbajtur fjalime që do të mbahen në mend.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!