×
  • Show Time
  • Show Time

    Ferki Shala rrëfen për periudhën kur konsumonte drogë dhe ‘luftën’ me varësinë ndaj saj

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 17:01
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala, i cili tani është një praktikues i fesë islame, ka pranuar të flas edhe për jetën që bënte gjatë viteve 90-ta kur ishte këngëtari më i njohur dhe i famshëm jo vetëm në Kosovë por edhe me gjerë.


    Ai për herë të parë për REPORTERI/INTERVISTA e pranon se ka përdorur drogën gjatë viteve 90-ta, dhe atë për disa vite, ndërkaq tregon edhe kush e ndihmoi ta lindte atë.

    “Në vitin 1997 jam pastru, kurrë më se kam përdorë, pre 91-97 nja gjashtë vite kam qenë shumë keq”, ka thënë ish-rokeri i njohur.

    I pyetur se çfarë lloji ka konsumuar ai ka thënë se kjo është varur nga paratë që a pasur.

    “Çka ka pas dhe sa pare ke pas me vete, kur nuk ke marra merr ndonjë llomshtinë (bërrlog)”, ka rrëfyer ai për Reporteri.net.

    Ai katreguar se familja dhe do miq e kanë ndihmuar të heq dorë nga droga.

    “Do miq që i kam pas në Zagrep dhe nuk janë më gjallë. Duke e falënderu Zotin, se ai e luan rolin për krejt, më ka sprovu edhe në ato sene, pastaj familjes, shoqes, vajzave, u mërzitshin ashtu që luftojshim bashkë. Miqtë në Zagrep më ndihmuan me disa medikamente, një luftë 2-3 vite, por 97 kurrë më se kam përdorë”, ka rrëfyer Shala.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!