×
  • Show Time
  • Show Time

    Flet për një medium kosovar, aktorja e famshme që luajti rolin e Kasandrës

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 16:29

    Aktorja e njohur nga Venezuela, Coraima Torres e serialit “Kasandra”,  ishte shumë e njohur në Kosovë në vitet e 90-ta.


    Portali.info është media e parë shqiptare për të cilën protagonistja e serialit “Kasandra” flet për jetën dhe veprimtarinë e saj. Në intervistën ekskluzive, ajo flet për Kosovën dhe fansat e saj që e ndoqën gjatë serialit “Kasandra”, i cili paraqiste dashurinë, intrigat, dallaveret dhe ndjenjat e pandashme mes “Kasandrës dhe Luis David”.

    Ndiqeni më poshtë intervistën nga Coraima Torres-Kasandra për Portali.info

    Portali.info: Çka bëni, me çfarë merreni?

    Coraima Torres: Sapo mbërrita nga Meksika ku kemi përfunduar realizimin e serialit “El Señor de los Cielos”, për të cilën u ndava shumë e kënaqur, pasi që përvoja ishte e mrekullueshme. Pastaj pritet që këtë vit do të kem shfaqje edhe në teatër.

    Portali.info: Nga kush përbëhet familja juaj?

    Coraima Torres: Në shtëpinë tonë jetojmë katër anëtarë të familjes, jetojmë me djalin Manú, me burrin Nicolás, Dianën që është menaxhere e shtëpisë, pastaj kemi edhe dy mace që jetojnë me neve në shtëpi.

    Portali.info: A e dini që telenovela “Kasandra” ka qenë tepër e njohur në Kosovë dhe keni qenë shumë e dashur nga kosovarët pavarësisht moshës dhe gjinisë?

    Coraima Torres: Po! Dhe është diçka që më ka mbushë me shumë emocione.

    Portali.info: A është e vërtetë se në atë kohë ju keni vizituar shumë kryeqytete të Ballkanit?

    Coraima Torres: Po, kemi shkuar për vizita pasi kemi mbaruar transmetimin e serialit “Kasandra” dhe ishte vërtet e mrekullueshme për mua të ndjeja dashurinë e njerëzve, ishte një përvojë që e vlerësoj thellë. Unë gjithmonë i mbaj ato në zemrën time në një mënyrë shumë të veçantë.

    Portali.info: Është përfolur shpesh që ju keni lidhje familjare më personazhin “Randu” te seriali “Kasandra”, a ka diçka të vërtetë këtu?

    Coraima Torres: Jo, nuk jemi familjar me Henry Soto (Randu), vetëm jemi bashkëpunëtorë dhe ndonjëherë kontaktojmë në rrjete sociale. Kur isha në Miami, takova aktorin Carlos Arreaza, i njohur si (Tomas) të seriali “Kasandra”.

    Portali.info: Çka keni për t’i thënë fansave në Kosovë të Coraima Torres?

    Coraima Torres: Për fansat nga Kosova them se e kanë një vend të veçantë në zemrën time dhe kur  pranoj mesazhe prej tyre emocionohem shumë. Besoj se një ditë do t’i vizitojë…

    Biografia e shkurtët e Coraima Torres:

    Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në Venezuela, në fund të viteve 1980.
    Rolet e saj të para ishin në telenovelat “Gardenia” dhe “Alondra”. Pas kësaj ajo mori rolin kryesor në telenovelën e famshme “Kassandra”, e cila u shfaq në më shumë se 100 vende.

    “Kassandra” zgjati 150 episode midis tetorit 1992 dhe maj 1993 dhe arriti një sukses të jashtëzakonshëm në Venezuelë. Seriali ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në transmetimet e tij të mëvonshme, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, Rumani, Itali, Rusi, ish-kombet e Bllokut Lindor, dhe Ballkan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!